“Thirrni NATO-n, telefononi kë të doni”/ Aleksandër Vuçiq i vendos kushte Albin Kurtit

Aktuale

“Thirrni NATO-n, telefononi kë të doni”/ Aleksandër Vuçiq i vendos kushte Albin Kurtit

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:47
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - ilustrimi Bota sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur nga Hungaria lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Kosovës për mos lejimin e makinave me targa serbe për t'u futur në Kosovë.

Ai ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të fliste me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në rast se do të largohet njësia ROSU nga Jarinje dhe Bërnjak.

“Ne thamë, nuk ka problem, tërhiqni njësitë ROSU dhe do të flasim. Çfarë veprimesh ndërmori Serbia? A e dërgoi ajo ushtrinë, policinë? Jo. Por nuk ja vlen, kur fillon të gënjesh atëherë është kështu. Këtë herë, Serbia nuk bëri asgjë fare. Një Serbi e fortë vlen për të gjithë. Ata duan që Serbia t’i njohë ata. Unë nuk do të pajtohem me atë që ata duan. E përsëris, kthejeni gjithçka në atë që ishte para 20 shtatorit dhe pastaj mund të flasim. Thirrni NATO-n, telefononi kë të doni, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë për ta marrë atë”, shtoi presidenti serb.

Sipas tij, me këtë vendim, Albin Kurti po përpiqet të detyrojë Serbinë të njohë Kosovën.

“Ata kanë interesin e tyre, dhe kjo është që Kosova të jetë e pavarur dhe ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është interesi ynë”, përfundoi Vuçiç.

Theksojmë se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011, e cila thotë se nuk do të mund të qarkullojnë vetura me tabela të vjetra pas 15 shtatorit të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat