S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale

S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

(E plotësuar 12:10) - Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për sot nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ky moskoordinim është një porosi e keqe në këtë proces zgjedhor.

Tahiri theksoi se deputetë duhet të ushtrojnë funksionin e tyre në Kuvend.

Tahiri: Edhe pse jemi në një proces zgjedhor, duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend

“Fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt për shkak se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të kryesisë. Në fakt kjo është një porosi jashtëzakonisht e keqe për shkak se edhe pse jemi në një proces zgjedhor, ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Kemi pasur dhjetë pika të diskutimit. Ajo që dua të themi, është se shihet qartë që ka një mungesë koordinimi, të cilën duhet ta forcojmë edhe si Kuvend, por edhe si Qeveri e në veçanti në agjendën tonë legjislative”, theksoi ai.

Tahiri tregoi se në mbledhje ishin të pranishëm shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Tahiri: Procesi zgjedhor nuk duhet ta ndal punën e Kuvendit

“Ajo që dua të themi, është se nuk duhet procesi zgjedhor të paralizojmë respektivisht të ndaloj edhe punën e Kuvendit, por edhe punën e Qeverisë. Nuk ka asnjë logjikë që edhe pse ekziston një fushatë zgjedhore, Qeveria dhe Kuvendi të mos ushtrojnë funksionet e veta. Unë jam kandidat për kryetar komune në Podujevë, dhe sot kam ardhur në mbledhje, për shkak se është detyrim. Prandaj, është e pa dobishme që të mos funksionalizohet ky proces”, tha Tahiri.

Të pranishmit të tjerë në këtë mbledhje nuk u prononcuan për media

***

Tahiri: E palogjikshme që shkaku i fushatës të mos zhvillohet puna e Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e thirrur për sot në orën 10:00, nuk është mbajtur shkaku i mungesës së anëtarëve.

Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Sot kemi qenë të ftuar në mbledhjen e Kryesisë, fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt për shkak se nuk ishin të gjithë anëtarët e kryesisë prezent”, tha Tahiri.

Ai shtoi se nuk është e logjikshme që shkaku i një procesi zgjedhor të mos zhvillohet puna e Kuvendit.

“Është një porosi jashtëzakonisht e keqe sepse edhe për shkak se jemi në një proces zgjedhor ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Kemi pasur 10 pika në rend për diskutim. Shihet qartë se ka mungesë të koordinimit. Nuk duhet procesi zgjedhor të paralizojë të ndalojë punën e Kuvendit por edhe të Qeverisë. Nuk ka logjik që edhe pse ekziston fushata zgjedhore të mos zhvillohet puna e Kuvendit”, tha Tahiri.

Ai tregoi se në mbledhje ishin të pranishëm shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. 

***

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për mungesë të kuorumi, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt pasi nuk pati anëtarët të mjaftueshëm për të nis punën.

Ai tha se nuk ka logjikë që për shkak të fushatës zgjedhore të penalizohet Kuvendi dhe Qeveria.

“Ne duhet të ushtrojnë punën tonë. Shihet qartë se ka një mungesë koordinimi, të cilën duhet koordinuar. Nuk duhet procesi zgjedhor të penalizoj punën e qeverisë dhe kuvendit. Pra, nuk ka logjikë përshkak të fushatës të mos mbahet mbledhja e kryesisë”, tha ai pas mbledhjes. 

***

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen.

​Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të miratuar pikat që pritet të procedohen në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amandamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, janë disa nga pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohen në mbledhjen që do të fillojë në ora 10:00.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 gusht 2021:

8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

IV. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

9. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,

10. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat