Nga e hëna, të vaksinuarit mund të pijnë kafe brenda lokaleve të gastronomisë

Aktuale

Nga e hëna, të vaksinuarit mund të pijnë kafe brenda lokaleve të gastronomisë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:33
Ilustrim

Ka përfunduar takimi i kryetarëve të Komunave të Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku u diskutua lidhur me masat e reja anti-COVID.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për medie se Vitia informoi kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27shtator 2021.

Një ndër masat që pritet të hyjë në fuqi që nga e hëna është edhe lejimi i punës brenda lokaleve të gastronomisë për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste negativ për COVID-19.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat