‘Pse po e rrenë publikun dhe po qeshë’, tensionohet debati mes Totajt dhe Haskukës

Aktuale

‘Pse po e rrenë publikun dhe po qeshë’, tensionohet debati mes Totajt dhe Haskukës

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:32
Haskuka dhe Totaj

Kandidati i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj e ka quajtur Mytaher Haskukën gënjështarë.

Në një emision televiziv duke diskutuar për procesin e Partelizimit në komunën e Prizrenit, Totaj i ka thënë kryetarit aktual të Prizrenit, “Pse po e rren publikun edhe po kesh”.

Haskuka ishte duke shpjeguar se përse ky vendim nuk është votuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Procesi i partilizimit ka qenë kod i vecantë. Është hedh në votim në Kuvendin Komunal, asambleistet e PDK-së kanë qenë kundër, bile kanë dal nga Kuvendi. PDK i ka detyru të gjithë asambleistët me dal jashtë. Njëri nga ta ka dal jashtë dhe ka kërku falje për këtë veprim”, ka thënë Haskuka

Kjo është rren. Pse po e rren publikun edhe po kesh”, i kundërpergjigjet Totaj.

Haskuka ia kthen “pse keni dal pra nga salla e kuvendin e s’keni ‘abstenuar’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat