Refuzoi projektin për gazin amerikan, Miftaraj: S’pritet diçka më mirë prej një qeverie praktikante dhe amatore

Aktuale

Refuzoi projektin për gazin amerikan, Miftaraj: S’pritet diçka më mirë prej një qeverie praktikante dhe amatore

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2021 Në ora: 21:42
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti, për refuzimin e projektit të gazit amerikan.

Ai e ka quajtur Qeverinë “praktikante dhe amatore”, përcjell Bota sot.

“Qeveria refuzon projektin e gazit. Nuk pritet diçka më mirë prej një qeverie e përbërë prej praktikantëve dhe amaterave! Qeveri që mendon se me propagandë dhe fjale të bukura qeveriset dhe mbahet shteti”, ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kanë refuzuar projektin, pasi kanë nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt për ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit. Ajo ka theksuar se MCC ka afate strikte kohore zbatimin e programit të kompaktit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat