Dogana arrin për herë të parë të mbledhë 1 miliard euro brenda

Aktuale

Dogana arrin për herë të parë të mbledhë 1 miliard euro brenda

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 15:57
Dogana

Të hyrat e Doganës deri në shtator kanë arritur shifrën e 1 miliard eurove, derisa eksporti ka shënuar rritje.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në një konferencë për medie.

Ai tha se ky sukses është i gjithmbarshëm, derisa ka theksuar se eksporti ka shënuar rritje prej 68%.

Dogana po shënon sukses në mbledhjen e të hyrave, ne arritëm që të mbledhim taksat në vlerën 1 miliard, kjo paraqet një sukses kur e krahasojmë më vitin e kaluar meqë kemi të hyra 35% në rritje, ne kemi shënuar rritje të eksporti prej 68% krahasim me vitin e kaluar”.

Kemi pasur 9 zyrtarë të suspenduar dhe dy të arrestuar, përtej këtyre indikatorëve që janë të rëndësishëm, ne e çmojmë rëndësinë e besimit të publikut ndaj Doganës sepse kemi pasur rritje”, tha Llugaliu para gazetarëve.

Mes tjerash ai tha se rreth 10% ka ndikuar situata e krijuar në Jarinjë e Bërnak, sa i përket mallrave të importuar nga Serbia.

Është e vërtetë që kam pasur vështirësi të ndërrimit të zyrtarëve, mirëpo kanë operuar pa ndërprerje, kështu kanë qenë gjatë gjithë kohës në detyrë”.

Është e vështirë që brenda javës me trend real, mirëpo ka qenë një ndikim rreth 10% e importeve përmes Serbisë që vijnë mallrat”.

Ilir Morina, nga Dogana e Kosovës ka folur për portalin e Doganës, që siç thotë ai përmes tij ky institucion komunikon drejtpërdrejtë me qytetarët, ku ata dhe bizneset mund t’i paraqesin kërkesat dhe ankesa.

Portali i Doganës, ky qytetarët paraqesin ankesat e tyre, momentalisht i ka 243 biznese që bëjnë kërkesa të vazhdueshme në sistemin doganor”.

Në këtë portal ne kemi arritur që Dogana të komunikojë drejtpërdrejtë me qytetarin”.

Ndërsa, Besim Lushta ka folur për aplikacionin E-Dogana, ku iu mundëson qytetarëve raportimin për korrupsion e kontrabandim.

“Dogana ka publikuar aplikacionin qe u mundëson qytetarëve për parandalimin e korrupsionin, kontrabandës dhe kontrollimin e veturave, aplikacioni mund të kërkohet në Playstore duke shënuar E-Dogana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat