Krasniqi: Skandal, Qeveria po legjitimon tabelat e Zajednicës

Aktuale

Krasniqi: Skandal, Qeveria po legjitimon tabelat e Zajednicës

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:45
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë një vlerësim lidhur me vendimet e ndërmarra nga institucionet e BE’së lidhur me shtensionimin e situatës në veri.

Krasniqi e ka cilësuar skandaloze, siç thotë ai, legjitimimin që ka bërë Qeveria Kurti ndaj Serbisë për ngjitëset në targa të veturave. Për këtë, ai ka thënë se pikënisje e formimit të Asociacionit të Komunave me kompetencë ekzekutive.

“Skandal është legjitimimi që ua bën Qeveria Serbisë për qytetet e Republikës së Kosovës. Kjo, për mendimin tim është legjitimim i tabelave të Zajednicës. Ky rrezikon të jetë hapi i parë për instalimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Pasojë absolute është fakti që targat për qytete të Republikës së Kosovës që lëshohen nga Serbia tashmë janë legjitimuar. Kjo qeveri po legjitimon një sistem juridik tjetër në veri dhe tjetër në pjesën tjetër”, ka deklaruar ai.

“Nga ajo që ne pamë dje, janë disa hapa mbrapa. Ajo çfarë u publikua nga z. Lajçak ishte thjeshtë një marrëveshje për tu marrë vesh në të ardhmen ndërsa realisht ata ishin kthyer në një marrëveshje që kishte ndodhur më 2016-ën. Rezultati është që për herë të parë në histroi të Kosovës, Brukseli vendos se ku dhe kur vendos institucionet të lëvizin përbrenda kufijve të Kosovës. Ishte një ofendim i ranë për Policinë e Kosovës, të cilët e kanë kryer detyrën në mënyrën profesionale”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Pas dy ditë diskutimesh në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Tri pikat të cilat do të vihen në zbatim si rrjedhojë e marrëveshjes që nga nesër janë kështu si vijojnë:

1. Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

2. Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

3. Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat