Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sërish në Amerikë, edhe Kosova temë debati në takime

Aktuale

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sërish në Amerikë, edhe Kosova temë debati në takime

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:25
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s që morri pjesë në Sesionin e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shefi i Aleancës Veriatlantike, z. Jens Stoltenberg nga nesër serish do të gjendet në SHBA, ku temë debati me autoritetet e larta të Steit Departamentit do të kenë edhe Kosovën.

Më 3-5 tetor 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të ketë një vizitë pune në Uashington DC (SHBA).

Gjatë vizitës, z. Stoltenberg do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë dhe ligjvënës, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton.ch.

Të martën, 5 tetor 2021, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një ngjarje në internet të organizuar nga Instituti Brookings dhe Universiteti Georgetown, me temë “NATO në një botë konkurruese”.

Më shumë detaje rreth ngjarjes janë në dispozicion këtu. Një transkript i vërejtjeve të Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe fotografi të vizitës do të jenë në dispozicion në faqen e internetit të NATO-s.

Duhet përkujtuar se kjo vizitë e shefi te NATO-s në Amerikë vjen as tensionimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, kur kjo e fundit provokoi me tanke dhe aeroplan luftarak në shtetin fqinjë të Kosovës.

Ishte raportuar nga Brukseli se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajčák në Selinë e NATO-s në Bruksel.

Gjatë vizitës së tij, Përfaqësuesi Special Lajcák shkëmbeu gjithashtu mendime me Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat