Agolli i LDK-së për Mitrovicën: Nëse veprimet e sotme janë për efekte elektorale humbim të gjithë

Aktuale

Agolli i LDK-së për Mitrovicën: Nëse veprimet e sotme janë për efekte elektorale humbim të gjithë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:47
Armend Agolli

Kandidati i LDK-së për Mitrovicë, Armend Agolli, ka shkruar për tensionet e sotme në veriun e Kosovës.

“Secila pëllëmbë e Kosovës duhet të kontrollohet vetëm nga shteti i Kosovës”, është shprehur Agolli në Facebook.

“ E inkurajoj dhe e mbështes secilin veprim që i kontribon shtrirjes së sovranitetit”.

Tutje, Agolli hodhi dyshime nëse kryeministri Kurti e ka bërë këtë për pikë elektorale.

“Nëse veprimet e sotme janë për efekte elektorale dhe nuk është menduar epilogu i tyre, atëherë humbim të gjithë”.

“Tensionet e krijuara sot në Mitrovicë e rrezikojnë procesin zgjedhor të së dielës në katër komunat veriore. Kjo pastaj do të krijonte anarki. Anarkia do t’na kthehne një dekadë mbrapa”.

“Shpresoj që Kryeministri ta ketë menduar mirë. E inkurajojmë që të mos zmbrapset në shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat