“E tash deri në fund!” Gjeneral Naim Maloku tregon rrjetin e kontrabandës dhe krimit që veprojnë në tërë Kosovën

Aktuale

“E tash deri në fund!” Gjeneral Naim Maloku tregon rrjetin e kontrabandës dhe krimit që veprojnë në tërë Kosovën

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 22:19
Naim Maloku

Gjenerali i UÇK-së dhe politikani Naim Maloku ka shkruar për aksionin e Policisë dhe Doganës së Kosovës që ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, përfshirë këtu edhe veriun.

Ky aksion ishte kundër kontrabandës, por që në veri rezultoi me disa përplasje mes bandave serbe dhe Policisë së Kosovës.

“E tash deri në fund”, kështu shprehet gjenerali Maloku, i cili tregon se kontrabandistët dhe kriminelët në veri nuk munden të veprojnë pa rrjetin e kontrabandistëve në tërë Kosovën.

Ai shkruan se, se në këtë rrjet kriminal ka ish-pushtetarë, prokurorë, gjykatës, doganierë, policë e pronar mediesh dhe biznesmen...

Maloku thotë se aksionet e tilla, lufta e pakompromis kundër krimit duhet të ketë përkrahje të gjerë.

Postimi i plotë:

E tash deri në fund!

Kontrabandistët dhe kriminelët në veri s’mund të veprojnë pa rrjetin e kontrabandistëve në tërë pjesën tjetër të Kosovës.

Të gjithë e dinë që në rrjetin e kontrabandës dhe krimit të organizuar ka ish pushtetarë, prokuror, gjykatës, doganier, polic, pronar mediash, biznesmen,...

Po u pastruan përnjëmend dhe rrënjësisht në tërë Kosovën, ata në veri mbesin si peshku në rërë.

Aksionet e tilla, dhe lufta e pakompromis kundër krimit duhet të ketë përkrahje të gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat