Ish-ministri: Luftimi i krimit të organizuar në Kosovë, ndau BE-në dhe Anglo-Amerikanët

Aktuale

Ish-ministri: Luftimi i krimit të organizuar në Kosovë, ndau BE-në dhe Anglo-Amerikanët

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:49
Pamje nga veriu i Kosovës

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se aksioni në veri kundër kontrabandës së mallrave si duket ka ndarë BE-në dhe Anglo-Amerikanët.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar qasjen e BE-së e cila kundërshtoi këtë aksion, përderisa më herët kërkonte luftimin e krimit dhe kontrabandës si dhe bllokoi liberalizmin e vizave.

Postimi i plotë:

Luftimi i krimit të organizuar në Kosovë, si duket ndau BE-në dhe Anglo-Amerikanët. Derisa Brukseli i kërkon Kosovës përmbajtje, Uashingtoni dhe Londra mbështesin Qeverinë e Kosovës për aksionin e fundit në veri.

BE-ja, që tash dy dekada kërkon nga shtetet e Ballkanit prova konkrete për sundim të ligjit, madje për këtë bllokoi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën; dje i kritikoi masat qeveritare të Kosovës për zbatimin e tij. Borell përcjellë verbërisht “doktrinën e neutralitetit” për Kosovën nga autori i saj – bashkëkombasit të tij, Sollana.

Fundja edhe në Bërdo u pa, anëtarësimi i Ballkanit në BE, pos reformave të brendshme të shteteve kandidate, tash do të varet edhe nga reformat e brendshme të vet BE-së.

Ambasada amerikane dhe ajo britanike në Prishtinë, ndërkaq nuk kanë dilema se Qeveria e Kosovës zbatoi ligjin në tërë territorin e Kosovës dhe se kështu duhet të vazhdojë më tutje.

Dersia BE-ja preferon stabilokracinë, në vend të demokracisë, SHBA dhe Britania e Madhe i kthehen burimeve origjinale të demokracisë liberale: askush mbi ligjin.

Dallimi ka emër: demokraci vs. stabilokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat