Haxhiu i jep fund një skandali, ja për çfarë bëhet fjalë

Aktuale

Haxhiu i jep fund një skandali, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:46
Albulena Haxhiu

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin që rregullon pagesën për ofrimin e shërbimeve në fushën e mjekësisë ligjore,

Sipas Haxhiut ky vendim i jep fund skandalit që KPK kundëligjshëm pagoi 800 mijë euro për këto ekpertiza.

"Sot kam nënshkruar vendimin që rregullon pagesën për ofrimin e shërbimeve në fushën e mjekësisë ligjore. Nga viti 2016, e deri më sot, jashtëligjshëm janë bërë pagesat e ekspertizave mjekoligjore mbi bazën e një udhëzimi administrativ i cili ishte shfuqizuar", ka shkruar mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Sot kam nënshkruar vendimin që rregullon pagesën për ofrimin e shërbimeve në fushën e mjekësisë ligjore.

Nga viti 2016, e deri më sot, jashtëligjshëm janë bërë pagesat e ekspertizave mjekoligjore mbi bazën e një udhëzimi administrativ i cili ishte shfuqizuar.

Këto pagesa janë bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kanë përfunduar në xhirollogaritë private të mjekoligjorëve, ndonëse të njëjtit kanë marrë pagë të rregullt mujore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Pra, nga viti 2016, shuma e paguar nga KPK në kundërshtim me ligjin është mbi 800 mijë euro.

Me nënshkrimin e këtij vendimi janë prodhuar dy pasoja juridike.

E para, është rregullur ligjërisht dhënia e ekspertizave mjekoligjore dhe e dyta, të gjitha mjetet e paguara nga KPK për mjekoligjoret do të derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës, e jo në xhirollogari private të mjekoligjorëve, siç ka ndodhur deri më tani.

Jemi këtu për vendosjen e ligjshmërisë e cila në këtë rast krijon kursim dhe shtim të buxhetit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat