Ndizet Drenica heroike/ Rifat Jashari e ‘kallë’ palestrën në Skenderaj!

Aktuale

Ndizet Drenica heroike/ Rifat Jashari e ‘kallë’ palestrën në Skenderaj!

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2021 Në ora: 22:41
Rifat Jashari

Ideali i Bekim Jasharit, ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Skenderaj.

Në palestrën e sporteve në këtë qytet, baca Rifat Jashari e ka ndezur atmosferën me t’u shfaqë në skenë.

Në disa fotografi të publikuara nga kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, shihet mobilizimin i madh në Skenderaj për Idealin.

Drenica heroike e tha fjalën e fundit”, shkruan Jashari i cili shton se sot Drenica e nisi festën e fitores së madhe.

Image

 

Postimi i plotë:

Drenica heroike e dha mesazhin,

Drenica heroike e tha fjalën e fundit,

Drenica jonë e nisi festën e fitores së madhe,

Betohem para jush qytetarë të dashur që do të vazhdoj të jem i juaji, për ju, për të gjithë, në hap me mixhën e dashur Rifat Jashari, në jetësim të Idealit dhe amanetit të dëshmorëve, martirëve, veteranëve, invalidëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Faleminderit Skenderaj, Faleminderit Drenica ime!

Na priftë e mbara e shihemi të dielën në mbrëmje, në festën e madhe.

#idealpërskenderaj               #ideal113       #voto113

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat