​Rreth 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në Kosovë

Aktuale

​Rreth 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në Kosovë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 07:19
Ilustrim

Procesi i vaksinimit në Kosovë vazhdon me intensitet të lartë.

Gjatë ditës së premte në Kosovë janë dhënë mbi 6 mijë e 400 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në nivel vendi deri më tani kanë dhënë rreth 1.5 milion doza të vaksinës.

Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar rreth 660 mijë qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës. Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat