Mirëpritet vendimi i ri i Kurtit për Doganat; Shasha: Shembulli i radhës!

Aktuale

Mirëpritet vendimi i ri i Kurtit për Doganat; Shasha: Shembulli i radhës!

Nga: A.ZH Më: 16 tetor 2021 Në ora: 16:50
Pamje nga takimi i Kurtit dhe Muratit me Llugaliun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun, ka thënë se deri në mesin e vitit të ardhshëm terminalet doganore shtetërore do të shtrihen në të gjithë vendin.

Këtë lajm e ka mirëpritur drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK Demush Shasha, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ky vendim është shembull i radhës se me vullnet politik bëhen lehtë reformat evropiane.

Reagimi i tij në Facebook:

“Do e djegim gjithë makinerinë tonë, nëse vendoset ky haraç” – patën ulëritur përfaqësuesit e bizneseve në vitin 2013, kur u vendos taksa e terminaleve private doganore.

Nga ana tjetër, në kafet e Prishtinës shaka e shehrit ishte: “Me përpara largohet KFOR-i, se sa qe largohet homologimi dhe terminalet private.”

Vendimi për largimin e terminaleve private doganore nuk është vetëm heqja e një barre të padrejtë mbi bizneset, por edhe përmbushja e një obligimi në rrugën tonë integruese. Kësisoj, vendimi është edhe shembulli i radhës për të demonstruar se sa lehtë është të bësh reformat evropiane. Vetëm nëse ke vullnet politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat