Në ditën e zgjedhjeve trupat e KFOR-it pritet të largohen nga veriu

Aktuale

Në ditën e zgjedhjeve trupat e KFOR-it pritet të largohen nga veriu

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 21:10
Foto

Situata në veri të vendit është e qetë dhe po respektohet heshtja zgjedhore para zgjedhjeve të nesërme lokale.

Kaq qetë në veri nuk ishte edhe disa ditë më herët, kur situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.

Kjo situatë kishte sjellë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashihte edhe vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë e të cilat do të largohen pikërisht nesër, më 17 tetor, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale.

Meida ka raportuar nga veriu se Lista Serbe tek sot ka njoftuar se ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e nesërme. Kryetari i këtij subjekti politik, Goran Rakiq, ka thënë se për këtë e kanë marrë ‘bekimin’ nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat