​Kurti: Adrian Krasniqi ishte ndër luftëtarët më të guximshëm të UÇK-së

Aktuale

​Kurti: Adrian Krasniqi ishte ndër luftëtarët më të guximshëm të UÇK-së

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 00:00
Adrian Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se 24 vjet më parë, gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e forcave të policisë serbe në Kliçinë të Pejës, ra heroikishit dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi.

Kurti ka shkruar në Facebook se ai ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së.

Nuk pati frikë sepse kishte shumë dashuri për liri. Si student i Fakultetit të Ekonomisë, në kohën kur po i mohohej çdo e drejtë popullit tonë nga pushtuesi serb, Adriani iu bashkua celulave të para të UÇK-së.

Guximi i tij, zelli dhe dashuria për atdheun e lirë, janë virtyte dhe vlera që duhet të synohen nga të gjithë ne. Lavdi jetës dhe veprës së heroit, Adrian Krasniqi”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat