Ajet Berisha: Votoni për Obiliqin, për ju dhe familjet tuaja!

Aktuale

Ajet Berisha: Votoni për Obiliqin, për ju dhe familjet tuaja!

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:14
Ajet Berisha

Kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit, Ajet Berisha, ka votuar sot së bashku më bashkëshorten e tij.

Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje.

Postimi:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Së bashku me bashkëshorten time e kryem obligimin qytetar.

Ju bej ftesë, që të dilni në mënyrë masovike në zgjedhje dhe të votoni për kandidatët që besoni se do ta bëjnë më të mirën për ju dhe familjet tuaja!

Nëse dëshironi të keni diçka që kurrë nuk e keni pasur, duhet të bëni diçka që kurrë nuk e keni bërë.

Pra, nëse dëshironi të keni një jetë të mirë, duhet ta zgjidhni një kryetar të mirë.

Paçi dorë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat