​Voton Qëndron Kastrati: Katër vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Kamenicën

Aktuale

​Voton Qëndron Kastrati: Katër vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Kamenicën

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:31
Qëndron Kastrati

Tashmë ka votuar edhe kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Pas votimit Kastrati tha se katër vitet e ardhshme janë të rëndësishem për Kamenicën.

“Katër vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Kamenicën! Përpjekjet e brezave para nesh për barazi, emancipim e përparim na obligojnë gjithësecilin të marrim pjesë në dizajnimin e të ardhmes tonë përmes votës. 🗳Kualiteti i jetës sonë varet shumë nga pjesëmarrja jote në këto zgjedhje. Unë votova.

Të ftoj edhe ty të dalësh dhe të vendosësh për lagjen, infrastrukturën, shëndetin e mirëqenien”, ka shkruar Kastrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat