Ish-këshilltari i Thaçit: Balona politike e 14 shkurtit shpërtheu, Hamza ishte në garë me Kurtin dhe ministrat e tij

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit: Balona politike e 14 shkurtit shpërtheu, Hamza ishte në garë me Kurtin dhe ministrat e tij

Nga: A.ZH Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:12
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit është tallur pas humbjes së Agim Bahtirit në Komunën e Mitrovicës.

Ai ka thënë se kandidati i PDK-së Bedri Hamza, ishte në garë me Albin Kurtin dhe ministrat e tij, e jo vetëm me Agim Bahtirin, përcjell Bota sot.

Por, sipas tij, Kurtit dhe Bahtirit demagogjia dhe populizmi i 14 shkurtit nuk po u funksionojnë më.

Behramaj e ka quajtur madhështor rikthimin e PDK-së në këtë komunë.

Postimi i tij në Facebook:

Bedri Hamza nuk ishte në garë me Agim Bahtirin, por me Albin Kurtin dhe krejt ministrat e tij, Glauk Konjufcën dhe krejt deputetët e Vetëvendosjes, Vjosa Osmanin dhe krejt çunakët e saj.

Fitorja e tij në Mitrovicë është madhështore!

Agim Bahtiri nga sot është kryetari i vetëm në historinë e institucioneve që zgjedhjet i humbi pa hyrë as në balotazh.

Balona politike e 14 shkurtit, shpërtheu. Demagogjia dhe populizmi më nuk po u funksionojnë.

Shteti i Kosovës së shpejti nuk do të jetë më eksperiment në duar të praktikantëve dhe manipuluesve.

Ishte një ngritje e nevojshme e tyre për rënien e domosdoshme.

Urime, suksese...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat