“Ka gjasë që LDK-ja e PDK-ja të bëjnë koalicion në Prishtinë”

Aktuale

“Ka gjasë që LDK-ja e PDK-ja të bëjnë koalicion në Prishtinë”

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:33
Përparim Rama

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja ka gjasë që bëjnë koalicion në Prishtinë.

Spahiu tha se ky koalicioni mund të bëhet sepse të dy partitë në fjalë, kanë një interes të përbashkët, që sipas tij është fundosja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shumë e gjasshme se LDK-ja dhe PDK-ja do të bëjnë koalicion në këmbim të përkrahjes së njëra-tjetrës në Prizren dhe Prishtinë dhe me gjasë edhe mund të funksionojnë, për shkakun se të dyja janë barazi dhe natyrisht dëshirojnë ta fundosin Albin Kurtin. Është interes i të dy palëve sepse kanë rritje paralele dhe kanë interes që ta fundosin Vetëvendosje prandaj është i pritshme edhe ky koalicion”, tha Spahiu.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, sipas rezultateve nga KQZ-ja, Prishtina hyn në kategorinë e komunave të cilat do të shkojnë në balotazh, për shkak se asnjëra nga partitë nuk ka marr votat e mjaftueshme për të qeverisur këtë komunë.

Kujtojmë se Arben Vitia nga LVV-ja ka marr rreth 43% të votave, Përparim Rama nga LDK-ja rreth 30% dhe Uran Ismaili nga PDK-ja me rreth 22% të votave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat