“Edhe pse i goditur rëndë, Besimi Dajaku nuk luajti vend”, kështu e përkujton vëllai i tij

Aktuale

“Edhe pse i goditur rëndë, Besimi Dajaku nuk luajti vend”, kështu e përkujton vëllai i tij

Nga: P.R Më: 19 tetor 2021 Në ora: 20:31
Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati

Sot janë bërë 20 vite nga vrasja e gazetarit te gazetës "Bota sot", Bekim Kastrati dhe truprojës së presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajaku, vrasje kjo që sot e asaj dite ka mbetur e pa zbuluar.

E përmes një postimi në facebook, Liridon Dajaku e ka përkujtuar me vargje prekëse vëllaun e tij.

"Edhe pse i goditur rëndë, Besimi Dajaku nuk luajti vend, qëndroi pranë Bekim Kastratit, pishtarit të së vërtetës, dhe fluturuan bashkë drejt qiellit, njëri pas tjetrit", ka shkruar ndër tjerash Dajaku, përcjellë "Bota sot".

Postimi i plotë:

20 vjet më parë, në natën e pritës të 19 tetorit 2001 u dëgjuan dy parë krisma. Krismat nga duart e t' pabesëve dhe krismat nga dora e Besimit. Të parat ciatën ferrave, baltaqeve, prrockave... Të dytat i mori lugu, jehoi. Jehona e tyre kaloi kodrat, bjeshkët dhe u kthyen edhe më të thekshme, tinëzarët u tremben dhe të trembur ikën, jehona arriti qiellin...

Edhe pse i goditur rëndë,

Besimi Dajaku nuk luajti vend, qëndroi pranë Bekim Kastratit, pishtarit të së vërtetës, dhe fluturuan bashkë drejt qiellit, njëri pas tjetrit.

Kshtu e kanë trimat!

Do t'jemi gjithmonë krenarë me ju! Po edhe faqebardhë që nuk tregtuam KURRË, me emrin, me veprën e me gjakun tuaj.

Lavdi trimave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat