Për herë të parë në histori, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel pret mysafirët e veçantë

Aktuale

Për herë të parë në histori, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel pret mysafirët e veçantë

Nga: P.R Më: 20 tetor 2021 Në ora: 20:33
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel pret musafirët e veçantë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel sot ka pasur mysafirë të veçantë.

Ata kanë pritur Kombëtarën A të femrave në futboll para ndeshjes kualifikuese me Kombëtarën e Belgjikës për Botërorin Australia&Zelanda e Re 2023. Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

“Sot ishte kënaqësi e veçantë që së bashku me kolegët, për herë të parë në historikun e saj, të presim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, Kombëtarën A të femrave⚽️ para ndeshjes kualifikuese të nëserme në përballje me Kombëtarën e Belgjikës për Botërorin Australia&Zelanda e Re 2023”, ka shkruar ndër tjerash ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

Image

“Ekipi ynë i femrave, së bashku me selektorën e saj znj.Afërdita Fazlija, dhe drejtuesit tjerë të Kombëtarës si dhe përfaqësuesit e FFK-së, treguan së janë të përgaditur dhe të gatshëm për arritjen e suksesëve në arenën ndërkombëtare që sikurse sportistët në lëmi tjera të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë”, ka shkruar Ambasadori Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat