Ish diplomati thirrje Prishtinës për dialogun në Bruksel, pse duhet refuzuar Petkoviç si partner bisedimesh

Aktuale

Ish diplomati thirrje Prishtinës për dialogun në Bruksel, pse duhet refuzuar Petkoviç si partner bisedimesh

Nga: G.B Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:19
Shaban Murati

Ish diplomati Shaban Murati ka thënë se para se të nisë bisedimet e Brukselit, Prishtina duhet ta lexojë deklaratën e Petar Petkoviç, pas takimit në 7 tetor 2021 me ambasadorin e Sllovenisë në Beograd.

“Marrëdhëniet reciproke të Beogradit dhe Prishtinës mund të jenë vetëm asimetrike, meqë aty vetëm Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht”, ka shkruar Murati në Facebook, duke cituar deklaratën e Petkoviç, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Petkoviç duhet refuzuar si partner bisedimesh nga Prishtina, për shkak të postit të tij zyrtar për shkak të postit të tij nga qeveria serbe si guvernator i Serbisë në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Prishtina ta lexojë para se të nisë bisedimet e Brukselit

-“Marrëdhëniet reciproke të Beogradit dhe Prishtinës mund të jenë vetëm asimetrike, meqë aty vetëm Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht”.- Nga komunikata zyrtare e drejtorit të Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, pas takimit në 7 tetor 2021 me ambasadorin e Sllovenisë në Beograd.

P. Petkoviç është kryetari i delegacionit serb të bisedimeve teknike me delegacionin e Kosovës në Bruksel, dhe i cili duhet refuzuar si partner bisedimesh nga Prishtina për shkak të postit të tij zyrtar i emëruar nga qeveria serbe si guvernator i Serbisë në Kosovë, sepse duke u pranuar ai në bisedimet pranohet ajo asimetri e linjës zyrtare të Serbisë në bisedimet me Kosovën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat