Anulimi i zgjedhjeve në Han të Elezit, prokuroria nis hetimet

Aktuale

Anulimi i zgjedhjeve në Han të Elezit, prokuroria nis hetimet

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zgjedhjet në Han të Elezit, që u mbajtën me 17 nëntor të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Ferizajt.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”  nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës të KPRK-së (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, PZAP anuloi dje krejtësisht zgjedhjet në Han të Elezit të cilat u fituan në raund të parë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zyrtarë të kësaj partie po pretendojnë se shtyrja e zgjedhjeve u bë mbi bazën e disa “argumenteve” bizare dhe të paqëndrueshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat