Kritikoi Bislimin për dialog, Abdixhikut i vjen reagimi: Nga ky shqetësim mund ta kapin edhe ethet

Aktuale

Kritikoi Bislimin për dialog, Abdixhikut i vjen reagimi: Nga ky shqetësim mund ta kapin edhe ethet

Nga: A.ZH Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:02
Lumir Abdixhiku

Njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikut, i cili është shprehur i shqetësuar se kush po e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë. 

Maxharraj, ka thënë se Abdixhiku nuk shqetësohej fare kur këtë dialog e udhëhiqte ish-shefi i tij, që sipas tij, ia “futi thikën Kosovës, duke e nënshkruar Asociacionin serb me kompetenca ekzekutive”.

Sipas analistit, Abdixhiku, nuk u shqetësua as kur Mustafa e “rrëzoi përtokë” partinë, në vetëm 12% më 14 shkurt 2021, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

Lumir Abdixhiku për Bislimin: Shqetësohem se kush e përfaqëson Kosovën në dialog

Por nuk shqetësohej fare kur shefi i tij Isa Mustafa ia futi thikën Kosovës duke e nënshkruar Asociacionin një etnik serb me kompetenca ekzekutive.

Kjo është e drejtë e tij. Njeriu mund te gëzohet, por edhe të shqetësohet.

Por, në këtë rast shqetësimi i Abdixhikut për Bislimin është i pa vend. Bile nga ky shqetësim edhe mund ta kapin ethet.

Por, pse Lumir Abdixhiku nuk shqetësoj aspak kur këtë dialog e udhëhoqi Isa Mustafa, bile edhe i aplaudonte, e përkrahte edhe pse Isa Mustafa ia futi thikën pas shpine Kosovës me nënshkrimin e Asociacionit një etnik për komunat me shumicë serbe.

Kjo do të thotë një "mini shtet serb" në shtetin e Kosovës. Pse mund të ndodhte kështu Abdixhiku nuk shqetësohej fare, sepse ai kishte besim aq të madh ne shefin e tij sa që nuk u shqetësua fare edhe kur ai e rrëzoi përtokë LDK-në në vetëm 12% më 14 shkurt 2021.

Por, kur Isa Mustafa në Kuvendin e Përgjithshëm ofroi dorëheqje për shkak se iu mor fytyra nuk u përcoll me kritika, por me lëvdata pse e rrëzoi LDK-në në vetëm 12%.

Këtë Isa Musafa e bëri për inat të Ibrahim Rugovës dhe për hatër të Hashim Thaçit.

Por, në vend se Lumiri ta përcillte me miza Isa Mustafën nga LDK, ai bile e shpalli kryetar nderi të përjetshëm bash si në kohën e Titos dhe Homeinit.

Ky është mjerimi intelektual i Lumir Abdixhikut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat