Pamje e turpshme/Beqiri ka një kërkesë urgjente për ambientin te varri i presidentit Rugova

Aktuale

Pamje e turpshme/Beqiri ka një kërkesë urgjente për ambientin te varri i presidentit Rugova

Nga: G.B Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ismet Beqiri nga LDK ka publikuar pamje nga ambienti te varri i presidentit Ibrahim Rugova, të cilat i ka quajtur pamje të turpshme.

Aty janë dëmtuar flamujt, për çka Beqiri ka kërkuar urgjentisht që institucionet kompetente t’i ndërrojnë ata, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se duhet përkujdesur për ambientin ku prehet në paqe presidenti, edhe kur jemi apo nuk jemi në pushtet apo fushatë zgjedhore.

Postimi i tij i plotë:

Kërkesë publike.

Presidentin Historik Ibrahim Rugova duhet respektuar dhe nderuar gjithmonë.

Edhe kur jemi edhe kur nuk jemi në garën zgjedhore, edhe kur jemi dhe nuk jemi në pushtet.

Duhet përkujdesur edhe për ambientin ku prehet në paqe.

Flamuri Dardan dhe ai shtetëror duhet të respektohen sepse ashtu e respektojmë Presidentin dhe shtetin e Kosovës.

Institucionet kompetente shtetërore URGJENT të ndërrojnë flamujt e dëmtuar tek varri i Presidentit.

Pamje e turpshme.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat