Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, kaq persona u infektuan

Aktuale

Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, kaq persona u infektuan

Nga: G.B Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:55
Ilustrim

Asnjë viktimë nuk është shënuar as 24 orët e fundit në Kosovës, përcjell Bota sot.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë infektuar 20 persona, ndërsa janë shëruar 31 persona.

Njoftimi i plotë:

26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256. Në total numri i rasteve aktive është 427.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat