Rasti i dhunimit të 15 vjeçares, ky është veprimi i fundit i Prokurorisë së Pejës

Aktuale

Rasti i dhunimit të 15 vjeçares, ky është veprimi i fundit i Prokurorisë së Pejës

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:09
Ilustrim

Rasti i dhunimit të 15 vjeçares në Pejë është aktualizuar pas që Gjykata Themelore e kwtij qyteti ka dënuar me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K .

Gjatë ditës së sotme, u bë e ditur se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar që të rishqyrtojnë lëndën penale të prokurores Lirije Morina.

Pas kësaj kërkese, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndërmarrë “veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde”.

Njoftimi për media

Pejë 26 tetor 2021 - Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin me numër : PP.nr.68/12 për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 2, të KPK-së, Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së  tij, për shqyrtimin e këtij rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde. Pas përfundimit të gjitha procedurave dhe gjetjeve nga autoriteti kompetent, do vendoset konform ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat