​Mesiq: Me 100 mijë të vdekur, kufijtë në Ballkan nuk mund të ndërroheshin asnjë milimetër

Aktuale

​Mesiq: Me 100 mijë të vdekur, kufijtë në Ballkan nuk mund të ndërroheshin asnjë milimetër

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 23:41
Stjepan Mesiq

Presidenti i fundit i Presidencës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) dhe ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiq tha për mediumin boshnjak "Avaz" se situata aktuale në BeH dhe rajon i kujton atij fillimin e viteve fatale 1990, por se nuk do të ketë luftë.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë udhëheqësin serb të Bosnjës Milorad Dodik.

“Ai që nuk zbaton rregullat e lojës nuk mund të qëndrojë në lojë. Ai që nuk e njeh Bosnje e Hercegovinën nuk mund të jetë në politikë në Bosnjë”, tha Mesiq.

Ai shtoi se po llogariste te Dodik që të dozonte politikën e tij radikale sipas nevojës dhe për aq kohë sa ai ndjente se komuniteti ndërkombëtar e toleron atë.

“Megjithatë, për një kohë të gjatë e toleruan sjelljen e tij dhe tani frenat kanë lënë vendin. Bashkësia ndërkombëtare ka përfaqësuesin e saj, i cili do t'i përmbahet Kushtetutës së BeH dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”, tha Mesiq.

Sipas tij, ish-Përfaqësuesi i Lartë në BiH Valentin Inzko nuk kishte mbështetjen e vendit të tij dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Ai nuk kishte publik ndërkombëtar, sepse bota ishte e preokupuar me tema të tjera. Megjithatë, tashmë është e qartë se BeH po vjen në një fazë ku duhet të ndërhyjë në mënyrë që Lufta e Ftohtë të mos kthehet në një luftë të vërtetë. Kjo është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare, sepse BeH nuk duhet të rrezikohet, ajo nuk mund të shpërbëhet sepse do të ishte vdekjeprurëse për Evropën. Ata duhet ta ndalojnë atë për hir të tyre, sepse çfarë do të thoshin tre milionë hungarezët që jetojnë në Rumani? Atëherë ata do të merrnin një pjesë të Rumanisë dhe do të bashkoheshin me Hungarinë. Shpërbërja e BeH do të hapte kutinë e Pandorës në Evropë dhe kjo tashmë do të ishte një problem botëror”, tha Mesiq.

Miku i madh i shqiptarëve tha se arkitektura e Evropës përfundoi me pavarësinë e Kosovës.

“Me 100 mijë të vdekur, kufijtë në Ballkan nuk mund të ndërroheshin asnjë milimetër. Pra, si mendon dikush, sado e madhe të kishte kokën, edhe si me Dodikun, ta bëjë tani? Ai nuk mund të ketë sukses në atë që dështoi të bëjë Armata Popullore e Jugosllavisë dhe Sllobodan Millosheviqi”, tha Mesiq.

Ish-presidenti i Kroacisë beson se situatën aktuale në BeH, por edhe në rajon, do ta zgjidhë SHBA-ja, me ndihmën e Evropës.

Kjo përpjekje për të destabilizuar BeH dhe Malin e Zi duhet të ndalet”, shprehet kategorik Mesiq.

Sipas tij, BE-ja ka një problem të madh pasi nuk ka një lider të vërtetë dhe se Unioni është një burokraci pa ambicie të mëdha.

“Në shumë vende kemi njerëz që nuk kanë një reputacion ndërkombëtar. Gjithçka është në këmbë të lëkundura, nuk ka lider si Charles de Gaulle”, tha Mesiq duke iu referuar ish-presidentit të ndjerë francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat