Kërkoi lirimin, Apeli i Speciales merr vendim për Hashim Thaçin

Aktuale

Kërkoi lirimin, Apeli i Speciales merr vendim për Hashim Thaçin

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:23
Hashim Thaçi

Paneli i Gjykatës së Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qe akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte.

Pos tij, akuzat e njëjta i ngarkojnë edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat