Zbulohet skema kriminale se si operonte grupi që u kap me 126 mijë euro të ngjyrosura

Aktuale

Zbulohet skema kriminale se si operonte grupi që u kap me 126 mijë euro të ngjyrosura

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:33
Ilustrim

Shtatë ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, konkretisht Hetuesit policor të Drejtorisë për Krime Ekonomike, arrestuan gjashtë persona me dyshimin se  kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Burime të Gazetës Ibrenda Prokurorisë Speciale, kanë bërë të ditur se gjashtë të arrestuarit për këtë rast, ku u konfiskuan edhe disa vetura dhe para në vlerë prej 126 mijë euro janë:

1. Florim Lajçi, 31-vjeçar nga Kaçaniku

2. Shabedin Reka, 45-vjeçar, nga Kaçaniku

3. Hamëz Limaj, 53-vjeçar, nga Ferizaj

4. Arment Orana, 43-vjeçar, nga Ferizaj

5. Avdush Qukovci, 42-vjeçar, nga Vitia

6. Lavdim Sllamniku, 30-vjeçar, nga Fushë Kosova

Pretendimet e Prokurorisë Speciale ndaj gjashtë të arrestuarëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore, Departamenti Special në Prishtinë që ndaj gjashtë të arrestuarëve të caktohet masa e paraburgimit.

Ndaj tyre ekziston dyshimi se kanë poseduar 126 mijë euro, të cilat ishin kartëmonedha me ngjyrë dhe të njëjtit janë përpjekur që t’i transferojnë dhe t’i konvertojnë me qëllim të fshehjes së natyrës së pasurisë me qëllim që ato të vihen në qarkullim në Kosovë si para të vërteta dhe të fituara në mënyrë të ligjshme.

Përveç akuzës për pastrim parash, ndaj të pandehurëve Arment Orana dhe Lavdim Sllamniku, ekziston edhe akuza për “Mbajtje në Pronësi, kontroll dhe posedim i armëve”.

“Pazari me policin e fshehur” – si ndodhi arrestimi i të dyshuarëve

Me datën 20 tetor, 2021, në parkingun e kompanisë HIB Petrol në Qagllavicë, gjashtë të dyshuarit janë përpjekur që shumën me ngjyrë prej 126 mijë euro, ta konvertojnë në 44 mijë euro të rëndomta, me qëllim që pastaj këto para të futën në qarkullim si para legjitime në Kosovë.

Të dyshuarit, në datën e lartcekur kanë shkuar në parkingun e HIB Petrol me katër vetura të ndryshme (Golf 6, Golf 5, Golf 5, Passat), dhe janë takuar me hetuesin e Policisë, i cili ishte në detyrë si policë i fshehtë, dhe në bisedë e sipër janë dakorduar që paratë e falsifikuara të këmbehen për 35% e vlerës së tyre (44 mijë euro).

Tre të dyshuarit Florim Lajçi, Hamëz Limaj, dhe Lavdim Sllamniku kanë filluar bisedën me hetuesin e Policisë, teksa Shabedin Reka, Arment Orana dhe Avdush Qukovci bënin roje jashtë restoranint në parkingun e HIB Petrol.

Pas dakordimit për kursin e këmbimit të parave me ngjyrë me policin e fshehur, i dyshuari Florim Lajçi e udhëzoi Lavim Sllamnikut që të shkonte bashkë me hetuesin e Policisë, në parkingun e jashtëm të objektit në mënyrë që të bëhej këmbimi i të hollave, shkruan Insajderi. Avdush Qukovci, Lavdim Sllamniku dhe Arment Orana i cili edhe i sjellë të hollat, hyjnë në veturën e hetuesit të Policisë, dhe në ato momente intervenuan Njësitet Speciale të Kosovës të cilët i arrestojnë të pandehurit, teksa personi N.N arrin të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Çfarë janë të hollat me ngjyrë

Ngjyrosja e parave është një teknikë që përdoret nga bankat e cila përmes një pajisje e kontrolluar me radio, bën ngjyrosjen e parave gjatë ndonjë grabitjeve apo vjedhje, duke bërë që shuma e vjedhur të shënohet përgjithmonë me bojë.

Kjo strategji u shpik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1965, duke bërë që të ulet numri i plaçkitjeve pasi parat e vjedhura nuk mund të përdoren më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat