LDK doli e para me vota, kështu reagon Lumir Abdixhiku

Aktuale

LDK doli e para me vota, kështu reagon Lumir Abdixhiku

Nga: P.R Më: 27 tetor 2021 Në ora: 21:37
Lumir Abdixhiku

Kur ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta, si atyre me kusht dhe ato nga diaspora, Lidhja Demokratike e Kosovës doli e para për nga numri i votave me gjithsej 170 mijë e 177 vota, e pasura nga Lëvizja Vetëvendosje më 167 mijë e 519 vota, ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 161 mijë e 283 vota. E në vendin e katërt doli Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 90 mijë e 708 vota.

E pasi LDK doli partia e parë në zgjedhjet lokale, ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, i falënderoj të 170,177 votuesit e LDK-së, që me besimin dhe mbështetjen e tyre, vendosën Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë e parë - me më së shumti vota - në zgjedhjet e 17 tetorit”, ka shkruar ndër tjerash Abdixhiku në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

“Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne. Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër. Puna jonë vazhdon. Në raund të dytë edhe më tej. LDK është për të gjithë. Ju faleminderit nga zemra!”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat