Hekuran Murati tregon se cilat kategori përfitojnë nga vendimi i fundit i Qeverisë

Aktuale

Hekuran Murati tregon se cilat kategori përfitojnë nga vendimi i fundit i Qeverisë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 00:20
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’u dalë në ndihmë familjeve në skemat sociale, e po ashtu edhe pensionistëve.

Ai ka treguar se cilat kategori të tjera përfitojnë nga këto ndihma.

“Përfitojnë pensionistët bazik, përfitojnë pensionistët tatim pagues, përfitojnë veteranët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, familjet që strehojnë fëmijë, përfitojnë personat me aftësi të kufizuara, pra të gjitha kategoritë,” – ka thënë Murati.

Ai shtoi se kjo ndihmë ka shtrirje në pothuajse të gjitha familjet në Kosovë.

Ndryshe sot me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është aprovuar vendimi nga kabineti qeveritar sipas të cilit do të përfitojnë pagesa shtesë në vlerë të mbështetjes financiare prej 100 € (njëqind euro), të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin Nëntor 2021, në kuadër të zbatimit të masës 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat