Shpejtim Bulliqi komenton zërat për përçarje të VV-së në Podujevë

Aktuale

Shpejtim Bulliqi komenton zërat për përçarje të VV-së në Podujevë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 23:35
Shpejtim Bulliqi

Kandidati i VV’së për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se pas përmbylljes së raundit të parë ‘struktura dhe elektorati e kanë marrë më seriozisht” garën për të parin e komunës.

Bulliqi mohoi se ka përçarje në degën e Vetëvendosjes në këtë komunë.

“Nuk është puna që ka pasur bojkot, ndoshta nuk ka pasur angazhim të mjaftueshëm të tërë strukturës dhe krijimi i një komoditeti…”, thotë Bulliqi.

“Qendra e VV’së në Podujevë është jashtëzakonisht unike dhe pothuajse i kemi brenda punëve dhe angazhimeve komplet, edhe strukturën e deputetëve që vijnë nga Llapi edhe kryesinë e qendrës komplet por e kemi edhe grupin e asamblistëve dhe bashkë jemi pjesë e këtij procesi”, shpjegoi ai.

“Ndoshta për shkak të angazhimeve të një pjese, sidomos deputetëve por edhe një pjesë   prej arsyeve të ndryshme janë pasivizuar pak dhe s’ka qenë mjaftueshëm ai angazhimi gjë që unë po mendoj që tashmë është parë që është një mobilizim i përgjithshëm dhe unë e kam besimin e plotë që në këtë proces do ta përmbyllim suksesshëm”, tha Bulliqi.

Aty mund të ketë ndonjë element pakënaqësie sepse është normale që në procese të tilla dhe me një masë shumë të madhe edhe të anëtarësisë mund të ketë ndoshta edhe një pakënaqësi, mund të kemi bërë edhe ne ndonjë gabim ndoshta gjatë rrugëtimit tonë që mund të mos i ketë pëlqyer ndonjë elementi dikujt”, sqaroi Bulliqi.

Shpejtim Bulliqi, kryetar aktual i komunës, u rendit i dyti në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai mori 16.338 vota ose 44,00 për qind.

Ndërkohë i pari u rendit Ekrem Hyseni i LDK’së. Hyseni fitoi 40.30 për qind ose 16.451 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat