Qeveria ndan 40 milionë euro për financime në Trepçë e Telekom

Aktuale

Qeveria ndan 40 milionë euro për financime në Trepçë e Telekom

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 18:08
Telekom

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të premte buxhetin për vitin 2022.

Buxheti për këtë vit është në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro.

Me buxhetin e ri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se janë ndarë 40 milionë euro për financimet në dy ndërmarrjet publike, Trepçë e në Telekomin e Kosovës.

“40 milionë euro të tjera i kemi ndarë për financimet në Trepçë e Telekom ashtu që këto asete të kthehen në gjenerues të mirëqenie”, është shprehur Kurti në mbledhjen e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat