Ministri Mehaj takon mërgimtarët në SHBA

Aktuale

Ministri Mehaj takon mërgimtarët në SHBA

Nga: A.SH Më: 30 tetor 2021 Në ora: 16:43
Ministri Armend Mehaj gjatë vizitë së tij në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë në SHBA.

Ai atje është takuar edhe me mërgimtarët, për të cilët tha se janë një faktor shumë i rëndësishëm  në të gjitha proceset e ndërkombëtarizimit të kauzës kombëtare, në rezistencën paqësore, luftës e armatosur për liri, ri-ndërtimin, pavarësinë, shtet-ndërtimin dhe tani në forcimin e Republikës sonë.

Postimi në Facebook:

Bashkatdhetarët tanë në SHBA- faktor shumë i rëndësishëm në të gjitha proceset e ndërkombëtarizimit të kauzës kombëtare, në rezistencën paqësore, luftës e armatosur për liri, ri-ndërtimin, pavarësinë , shtet-ndërtimin dhe tani në forcimin e Republikës sonë, krahas lobimit të jashtëzakonshëm në të gjitha instancat politikë-bërëse dhe vendim-marrëse të SHBA-së.

Në shenjë mirënjohje për të gjithë këtë veprimtari madhështore si dhe kurorëzimin e e të arriturave shumë të rëndësishme gjatë vizitave të suksesshme në SHBA, i prita në organizim të veçantë në ambientet e Ambasadës sonë në ëashington DC.

ishte kënaqësi dhe njëherit krenari e madhe të dëgjosh nga ta për sukseset dhe pozita e rëndësishme që ushtrojnë në sektorin privat dhe institucionet  financiare ndërkombëtare me renome.

Me këtë rast, ndër të tjera, i falenderova dhe shpreha vlerësimin e lartë për reprezentimin e dinjitetshëm të Kombit dhe Atdheut tonë.

Gjithashtu i inkurajova që ekspertizën e tyre profesionale e akademike, të kthejnë edhe aty ku ju rreh e fle zemra, shpirti, mendja  e tyre-në Atdheun e tyre, baballarëve të tyre , të parëve të tyre.
Qeveria e Republikës së Kosovës, do të krijojë mundësi për "kthimin e trurit" nga jashtë për të zhvilluar vendin tonë në aspektin ekonomik dhe në të gjitha fushat tjera.

Mirënjohje e përjetshme për gjithë angazhimin vetëmohues dhe sakrificën e jashtëzakonshme të mërgatës sonë në SHBA dhe kudo në Botë që dhanë dhe japin për Kombin e Atdheun!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat