Bulliqi i bindur në fitoren e Vitisë/Ka disa fjalë për balotazhin e 14 nëntorit

Aktuale

Bulliqi i bindur në fitoren e Vitisë/Ka disa fjalë për balotazhin e 14 nëntorit

Nga: M.H. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 23:24
Shpejtim Bulliqi

Zgjedhjet e mbajtura më 17 tetor të këtij viti arritën të shkonin në mënyrën më demokratike të mundur.

Incidente dhe konflikte që zakonisht mund të ndodhin në këto raste, nuk ka pasur.

Këto zgjedhje arritën të dërgojnë shumicën e komunave në balotazh dhe kjo ishte ajo që ishte më befasuese nga e gjitha kjo.

Natyrisht që një nga komunat më të përfolura mbetët Prishtina, që dërgoi në balotazh, Arben Vitia dhe Përparim Rama.

Në lidhje me balotazhin në këtë komunë, për “Bota sot”, ka folur kryetari aktual i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili shprehet i bindur që Vitia do të fitoj në Prishtinë.

Gjithashtu në Prishtinë është punuar jashtëzakonisht shumë kundrejt Arben Vitisë dhe Lëvizjes VV, me mjetet që kanë investuar, me propagandën mediatike që është bërë dhe me inskenimet që kanë ndodhur atje, e kanë dëmtuar fushatën tonë dinjitoze në Prishtinë”, shprehet ai.

Në fund, ai shton se dallimi është i madh mes të parit dhe dytit duke mos vënë në dyshim që Vitia do të fitoj garën për të parin e kryeqytetit.

Por në Prishtinë dallimi është shumë i madh mes të parit dhe të dytit dhe unë besoj fort se Arben Vitia bindshëm do të fitojë garën për të parin e kryeqytetit”, përfundoi Bulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat