Vrasja e Albert Mujës në Mitrovicë, Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymberi ende në arrati

Aktuale

Vrasja e Albert Mujës në Mitrovicë, Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymberi ende në arrati

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 12:53
Albert Muja

Mesnatën e 30 tetorit Mitrovicë 25-vjeçari Albert Muja mbeti i vrarë pasi dyshohet se ishte sulmuar me thikë nga Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymberi.

Ndonëse kanë kaluar tre ditë që nga vrasja e 25-vjeçarit, Beqiri dhe Zymberi janë ende në arrati.

Këtë e bëri të ditur sot zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Dje, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë kontrollimit të një lokacioni ku dyshohej se mund të gjendeshin L.B  dhe A. Z. janë konfiskuar një armë e gjatë – mitraloz dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se vrasja e mesnatës së 30 tetorit dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një zënke që viktima kishte me dy të dyshuarit.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat