Pesë kandidatët e Nisma-s që nuk morën asnjë votë në Gjakovë

Aktuale

Pesë kandidatët e Nisma-s që nuk morën asnjë votë në Gjakovë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:16
Nisma

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listën e kandidatëve që kanë zënë vend në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Nisma Socialdemokrate ka arritur të sigurojë vetëm një ulëse në Asamblenë e Gjakovës, ndërsa ka kandidatë të kësaj partie që nuk kanë fituar asnjë votë të vetme, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ.

Izabella Kameraj, Vitore Nrejaj, Besart Smajlaj, Rita Balaj dhe Flamur Krelani janë kandidatë të kësaj partie që nuk kanë fituar asnjë votë.

Në Kuvendin e Gjakovës në 4 vitet e ardhshme do të përfaqësohen 6 parti me 35 asamblistë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka fituar më së shumti asamblistë, gjithsej 11. Më pas renditet Vetëvendosja me 10, PDK-ja me 5, PSHDK-ja me 4, LDK-ja me 4 si dhe Nisma Socialdemokrate me 1.

Këtu mund ta gjeni listën e plotë të asamblistëve në Kuvendin e Gjakovës:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat