“Po e nxitë banditin Millorad Dodik për luftë”/ Krasniqi: Kjo është politika kriminale e Serbisë me Kosovën dhe Ballkanin

Aktuale

“Po e nxitë banditin Millorad Dodik për luftë”/ Krasniqi: Kjo është politika kriminale e Serbisë me Kosovën dhe Ballkanin

Nga: M.L. Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Takimi në Beograd, 3 nëntor 2021

Profesori Universitar Milazim Krasniqi komentoi zhvillimet e fundit në Serbi e Bosnje e Hercegovinë, si dhe takimin për projektin “Open Ballkan” që po mbahet në Beograd.

Sipas Krasniqit, Beogradi po e nxitë Millorad Dodikun për luftë, që të mund të shkëputet nga Bosnja.

Krasniqi rikujtoi edhe provokimet e para një muaji me aeroplan e tanke në kufi me Kosovën.

Ai këtë politikë të Serbisë e quajti kriminale dhe dyfytyrëshe.

“Qeveria e Beogradit po e nxitë banditin Millorad Dodik dhe Republikën Serbe për luftë, që të mund të shkëputet nga Bosnja. Para një muaji Serbia provokoi me aeroplanë e me tanke në kufi me Kosovën. Ndërsa në Beograd po e njëjta qeveri luftënxitëse, po mban një takim për gjoja bashkëpunim në Ballkan. Duhet të jesh idiot, që të mos e kuptosh politikën kriminale dhe dyfytyrëshe të Serbisë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat