Qeveria nuk ndau buxhet për stadiumin e Gjilanit e Gjakovës, ky është arsyetimi i Hekuran Muratit

Aktuale

Qeveria nuk ndau buxhet për stadiumin e Gjilanit e Gjakovës, ky është arsyetimi i Hekuran Muratit

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:15
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka arsyetuar se pse nuk ka ndarë Qeveria buxhet për stadiumin e Gjilanit dhe atë të Gjakovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka fajsuar qeverisjen komunale, pasi këto sipas tij nuk kanë kryer punë.

Tutje, ai shton se nëse do përfundojnë punët buxhetin ua rrisin aq sa ta përfundojnë projektin edhe brenda vitit 2022.

Postimi i tij i plotë:

Arsyeja pse ka bartje të fondeve për këto projekte, sikurse për shumë projekte tjera në plot komuna, është se fondet nuk janë shpenzuar për shkak të moskryerjes së punëve.

Punët në këto projekte menaxhohen prej komunës, pagesat i bën qeveria.

E komunat nuk kanë kry punë.

Sa i përket buxhetit, veç a kryhen punët, se buxhetin ua rrisim aq sa ta përfundojnë projektin edhe brenda vitit 2022.

Prandaj na duhet ndryshimi me 14 nëntor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat