Me Lutfi Hazirin apo Alban Hysenin? Ky është qëndrimi i AKR-së së Pacollit për balotazhin e 14 nëntorit

Aktuale

Me Lutfi Hazirin apo Alban Hysenin? Ky është qëndrimi i AKR-së së Pacollit për balotazhin e 14 nëntorit

Nga: M.L. Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 20:41
Foto e publikuar nga Pacolli me strukturat e AKR-së në Gjilan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot me strukturat e partisë në Gjilan kanë takuar kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Lutfi Hazirin.

Pacolli në një postim në Facebook, u bëri thirrje strukturave të AKR-së që ta votojnë Hazirin në Gjilan. Sipas tij, Haziri është adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës.

Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët.

Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës!”, shkro Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Lutfi Haziri do të përballet me kandidatin e VV-së, Alban Hyseni në balotazhin e 14 nëntorit.

Haziri deri më sot ka marr edhe mbështetjen e AAK-së në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat