Konjufca takon organizatat partnere të Kuvendit: Për transparencë jemi përpara vendeve të rajonit

Aktuale

Konjufca takon organizatat partnere të Kuvendit: Për transparencë jemi përpara vendeve të rajonit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:37
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim organizatat partnere të Kuvendit.

Konjufca tha se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit të sistemit politik.

Ai mes tjerash tha se transparenca e Kuvendit me shoqërinë civile, është shumë përpara me vendet e rajonit.

Ka qenë takim i nevojshëm dhe i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për shkak se unë besoj se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit tonë dhe sistemit tonë politik. Meqenëse edhe me Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror”.

E konsideruam të nevojshme të takohemi dhe zotohem se takime si këto të mbahen sa më shpesh. Për neve është e çmueshme për arsye se ne i realizojmë objektivat tona që janë për interesin e qytetarit të Kosovës, kështu që për këto vite si institucion përfaqësues Kuvendi ka arritur që duke përfshirë shoqërinë civile ta kthejmë në nivelin e transparencës e që është ndër vendet e para në rajon”.

“Ky takim le të na shërbejë si nevojë për diskutim për atë se çka është arritur deri tash”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat