Qeveria vendos që të shtyhen projektet e financuara nga mjetet e IPA-s

Aktuale

Qeveria vendos që të shtyhen projektet e financuara nga mjetet e IPA-s

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:02
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky që do të mundëson shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara për shkak të pandemisë.

Kryeministri, Albin Kurti tha se Projektligji ka për qëllim shtyrjen e afatit përfundimtar për projektet që nuk kanë përfunduar si pasojë e pandemisë.

“Ky projektligj ka për qëllim mundësinë e shtyrjes së aftit përfundimtar për realizimin e projekteve që nuk kanë arritur të realizohen me kohë. Zyra e BE-së për fondet e parapara të përmbyll zbatimin e projekteve pa vështirësi”.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2024.

“Është nënshkruar me 6 shtator. Qëllimi është që të mundësohet shtyrja e afatit përfundimtar të projekteve të cilat nuk kemi arritur t’i përfundojmë në kohë për shkak të pandemisë, e me këtë e shtyjmë afatin deri në vitin 2024”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat