Albin Kurti e konfirmon: Ministri i Shëndetësisë nuk do të jetë nga VV-ja

Aktuale

Albin Kurti e konfirmon: Ministri i Shëndetësisë nuk do të jetë nga VV-ja

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 19:53
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.

Kurti ka konfirmuar se ministri i ri i Shëndetësisë nuk do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Është çështje ditësh kur unë do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë. Nuk do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë nga shëndetësia”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ditëve të fundit është lakuar emri i Haxhi Avdylit, si ministër që do ta zëvendësojë Arben Vitinë. Mirëpo, ende nuk është konfirmuar nga ana e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat