Grenell për pretendimet e Arben Gashit: Deklaratë shumë e gabuar, t’i publikojë mesazhet nëse ka

Aktuale

Grenell për pretendimet e Arben Gashit: Deklaratë shumë e gabuar, t’i publikojë mesazhet nëse ka

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 23:00
Richard Grenell

Ish-Emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka qëndruar sot në Kosovë.

Grenell në një intervistë për media ka folur për disa nga temat më të nxehta ku është lakuar emri i tij.

Ish i dërguari i Trump ka folur për deklaratën e  Arben Gashit se ky i fundit kishte bërë ultimatum qeverisë për të rrëzuar Kurtin.

“Këto deklarata janë shumë të gabuara. Është 100% e gabueshme. Ai duhet të publikoj mesazhet nëse ato ekzistojnë”, tha ai.

Ai thotë se ka qenë prezentë në një bisedë që Kurti ka bërë me Këshilltarin Nacional për Siguri.

“I është bërë e qartë Kurtit se politikat amerikane duhet të zbatohen në të kundërtën Amerika nuk do të përkrahë projektet tjera për Kosovën. Unë iu kam bërë të qartë këtë gjë LDK-së dhe zonjës Osmani. Ne iu kemi bërë të ditur se politikat e asaj qeverie (Kurti) nuk i përkrahim ”, tha tutje Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat