Burim Berisha pret proces demokratik: Unë që 20 vite votoj vet

Aktuale

Burim Berisha pret proces demokratik: Unë që 20 vite votoj vet

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 08:36
Burim Berisha

(E plotësuar) - Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës, Burim Berisha ka votuar në shkollën fillore të mesme të ulët “Bajram Curri”, në Sllatinë të madhe.

Pasi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, Berisha tha se shpreson se do jetë një proces demokratik ku do tw vendosin qytetarwt.

Kryetari aktual i Fushë-Kosovës, Burim Berisha tha se sot pret të jetë një proces zgjedhor demokratik dhe pa ndërhyrje.

Berisha: Unë do shënoj një fitore

“Do jetë një proces demokratik, do jetë një proces pa ndërhyrje, kështu na takon të bëjmë të gjithë, të mos bëjmë siç kanë bërë dje disa dhe ditëve të tjera ajo është që e do ky vend... besoj qytetarët do vendosin”, theksoi ai.

Berisha i cili aktualisht është kryetar i Fushë-Kosovës në balotazhin e sotëm është në garë me kandidati e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajcinca.

Në komunën e Fushë-Kosovës të drejtë vote kanë 40 mijë e 289 qytetarë, ndërsa në gjithsej 21 komunat që janë në balotazh të drejtë vote kanë 1 milion e 260 e 571 qytetarë. 

***

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, i cili po synon sërish udhëheqjen e kësaj komune ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit. Por, ai nuk është parë i shoqëruar nga askush, e këtë pyetje ja bënë gazetarët se përse ka ardhur i vetëm për të votuar.

Në këtë pyetje, Berisha tha “Zakonisht votoj vet që 20 vite, jam pa gjithmonë votoj vetë”, tha ai.

Ai tha se sot po zhvillohet proces demokratik, pa ndërhyrje.

“Ajo që e duan të gjithë e don edhe ky vend, unë do të shënoj një fitore besoj, qytetarët do të vendosin”, u shpreh ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat