Ambasada Amerikane apelon qytetarët që të raportojnë parregullsitë

Aktuale

Ambasada Amerikane apelon qytetarët që të raportojnë parregullsitë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Ambasada Amerikane në Kosovë është deklaruar rreth raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen këtë të diel.

Nëpëmjet një kumtese nga Ambasada u bën apel qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi si dhe shkelje që hasin gjatë procesit zgjedhor.

“Nëse sheh diçka, thuaj diçka. Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje lidhur me zgjedhjet në Policinë, Prokurorinë, autoritetet zgjedhore ose mediat e Kosovës.

Zgjedhjet Komunale të Kosovës 2021”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat