“O Prizren ta ha loqkën”, kështu reagon Haxhi Avdyli

Aktuale

“O Prizren ta ha loqkën”, kështu reagon Haxhi Avdyli

Nga: P.R Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 19:29
Haxhi Avdyli dhe Mytaher Haskuka

Ka përfunduar procesi i votimit në të gjitha komuna ku është zhvilluar gara për balotazh.

E tashmë kanë nisur të publikohen rezultate te ndryshme të Exit polleve, ku në to, Shaqir Totaj i PDK-së është shpallur fitues ndaj Mytaher Haskukës të Vetëvendosjes.

Por përmes një postimi në facebook, ka reaguar edhe deputeti i grupit parlamentar të VV-së, Haxhi Avdyli.

“O Prizren ta ha loqkën  Urime”, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat